✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Krizë apo ndarje? Çfarë po ndodh me çiftin Brikena-Mateo? Detaji që “alarmoi” fansat

Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tyre pas një veprimi të fundit në rrjetet sociale.

Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka nxitur aludime për një tjetër krizë mes tyre. Ky veprim nuk ndodh për herë të parë, pasi edhe më herët ata kishin ndërprerë ndjekjen e ndërsjellë, duke ngritur pikëpyetje për raportin e çiftit.

Megjithatë, fotografitë e përbashkëta vijojnë të jenë të publikuara në profilin e Brikenës. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një ndarje apo për një tjetër moment tensioni në marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë, Mateo kishte reaguar edhe më herët në rrjetet sociale pas kritikave që Brikena mori për një postim të saj, duke bërë që raporti mes dy ish-banorëve të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Advertisement