Sport
LIGA E KOMBEVE/ ITALIA LEKSION GJELAVE TE ZIDANE, GJITHÇKA VENDOSET NE NDESHJET E FUNDIT
Italia ka dhuruar spektakël në “San Siro”, duke mposhtur 3-1 Francën në përballjen e parafundit të grupit në Ligën A të Ligës së Kombeve. “Axurrët” përmbysën disavantazhin fillestar dhe morën një fitore me shumë peshë, duke u barazuar me pikëme “gjelat”.
Takimi nisi me një surprizë të pakëndshme për vendasit. Në minutën e 10-të, një gafë e portierit Gigio Donnarumma u shfrytëzua në maksimum nga Michael Olise, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi Francën në avantazh.
Reagimi italian nuk vonoi. Në minutën e 26-të, Francesco Pio Esposito riktheu baraspeshën, duke finalizuar saktë pas asistit të Nicolo Cambiaghit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1.
Italia pati mundësinë të përmbyste gjithçka që në minutën e 60-të, por Sebastian Esposito shpërdoroi një penallti, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, Davide Frattesi përfitoi nga një asist fantastik i Federico Dimarcos dhe realizoi golin e avantazhit.
Në minutën e 75-të, Pio Esposito vulosi suksesin italian me golin e tretë, pas një faulli të Upamecanos brenda zonës.
Me këtë fitore 3-1, Italia shkon në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Franca. Belgjika ndjek me 9 pikë, ndërsa Turqia mbetet në kuotën zero. Në ndeshjen e fundit, italianët do të përballen në transfertë me Belgjikën, ndërsa Franca do të presë Turqinë.