✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin 4 ushtarakë

Një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën e Malatjas, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarakëve që ndodheshin në bord. Ngjarja është regjistruar në zonën Samanköy, në distriktin Yeşilyurt.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria turke e Mbrojtjes, e cila bëri të ditur se helikopteri është rrëzuar për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje janë dërguar ambulanca, zjarrfikëse dhe ekipe të kërkim-shpëtimit.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve, katër ushtarakët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Në deklaratën zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i cilësoi ata si ushtarakë që humbën jetën në krye të detyrës, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët dhe Forcat e Armatosura turke.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe guvernatori i Malatjas, Seddar Yavuz, i cili ka inspektuar zonën së bashku me përfaqësues të autoriteteve ushtarake.

Ndërkohë, shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të zhvillojnë hetime për të përcaktuar rrethanat dhe faktorët që çuan në aksidentin fatal.

Advertisement