Pinknews
I publikuan lidhjen me partnerin e madh në moshë/ Françeska Murati zbulon periudhën e errët
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka rrëfyer publikisht vështirësitë emocionale me të cilat është përballur së fundmi, si dhe ndikimin që kanë pasur lajmet e pavërteta në gjendjen e saj psikologjike.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka treguar se pas një periudhe të ngarkuar ka arritur të reflektojë mbi ngjarjet e jetës së saj.
Murati tregoi se për një kohë kishte qëndruar e shkëputur nga emocionet, ndërsa përpiqej të vazhdonte jetën e përditshme. Ajo u shpreh se “Ishte një periudhë që nuk po ndihesha aspak mirë. Isha thjesht në autopilot, duke vazhduar përpara, sepse në fund të fundit, çfarë do bësh tjetër?”.
Sipas saj, një prej faktorëve kryesorë që rëndoi gjendjen e saj psikologjike ishte presioni nga shpifjet e vazhdueshme dhe shqetësimi i përcjellë nga rrethi familjar.
Ajo sqaroi se “Çdo ditë prindërit më dërgonin portale, lajme dhe shpifje të reja. Çdo ditë një histori tjetër, një gënjeshtër tjetër”, duke pranuar se kjo situatë e kishte çuar drejt humbjes së kontaktit me realitetin.
Përveç kësaj periudhe të vështirë, ish-banorja u ndal edhe te gabimet e bëra gjatë jetës, ku përmendi përpjekjen e vazhdueshme për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve duke lënë mënjanë lumturinë e vet.
Ajo e përmbylli rrëfimin me një mesazh për ndjekësit, duke theksuar se “Njerëzit që janë vërtet të lumtur me jetën e tyre nuk e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër”.