✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Video erotike brenda PS-së? Majko tërhiqet nga deklarata në Asamble: Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve për deklaratat e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke mohuar se ka folur për video erotike apo marrëdhënie intime mes kolegëve socialistë.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko sqaroi se shqetësimi i ngritur prej tij kishte të bënte me kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese të politikanëve me krimin e organizuar. Sipas tij, personat që kanë lidhje të tilla duhet të largohen nga politika.

Majko theksoi se gjatë fjalës së tij në Asamble kishte përmendur vetëm informacionet publike për videot e sekuestruara nga SPAK, duke mohuar çdo referencë ndaj çështjeve erotike apo marrëdhënieve intime.

Reagimi i Pandeli Majkos:

“NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin  dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR! Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA!

Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”!

I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu! https://top-channel.tv/2026/11/15/bashkine-e-tiranes-rrezikojme-ta-humbim-na-duhet-kandidat-fitues-majko-paralajmeron-ne-asamble-i-pergjigjet-rama-skepticizmi-i-pandit-me-ka-motivuar46454654/

Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!” 😂

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMN E ORGANIZUAR!!!

Ndjesë për zhgënjimin!

Advertisement