✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Tenderat pa garë në shënjestër/ Rama: Jemi në një grup me Gjermaninë, Francën dhe Finlandën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur rezultate të larta në prokurimin publik, duke u renditur, sipas raportit të SIGMA-s, në të njëjtin grup me Gjermaninë, Francën dhe Finlandën. Gjatë një deklarate publike, Rama bëri të ditur se vendi ka marrë 81 pikë nga 100 në vlerësimin për prokurimin publik.

Kryeministri u ndal veçanërisht te pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tenderat publikë. Sipas shifrave të paraqitura prej tij, 93% e kontratave publike në Shqipëri fitohen nga këto biznese, ndërsa mesatarja në Bashkimin Europian është 46%.

Rama i përdori këto të dhëna për të kundërshtuar kritikat se fondet publike përqendrohen në duart e një numri të kufizuar biznesesh dhe se në Shqipëri ka një numër të lartë tenderash pa garë. Ai gjithashtu njoftoi synimin për të ngritur një administratë të specializuar të prokurimit publik, duke përmendur si shembull Operatorin e Blerjeve të Përqendruara.

Shqipëria gjendet në një shoqëri shumë të lartë sa i përket prokurimit publik, në të njëjtin grup me Gjermaninë, Francën e Finlandën. Nën mesataren e BE-së në aspektin pozitiv. Një tjetër element i rëndësishëm që natyrisht nuk shihet dhe nuk dëgjohet në zhurmën dhe mjegullën e avazeve të përsëritura për vendin, që vetëm një grusht njerëzish kanë akses në fondet publike, 93% e kontratave në Shqipëri fitohen nga SME-të, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ndërkohë, në BE, SME-të fitojnë vetëm 46% të kontratave, normalisht që struktura ekonomike e BE-së është tjetër.

Një tjetër tymnajë e madhe e indikatorit të tenderave pa garë zhbëhet plotësisht po të shohësh se Shqipëria bëhet më mirë se vende të tjera të BE-së. Në raportin që SIGMA publikoi për fushën e prokurimit publik, Shqipëria ka një vlerësim 81 nga 100, që është vlerësimi më i lartë i pikëve mesatare.

Këto janë për të thënë se çfarë nisim sot nuk është një kapitull i parë, por vazhdim kapitujsh. Shqipëria synon ta ngrejë administratën e prokurimit publik në një nivel të ri. Prokurimi të ketë administratën e vet të mirëfilltë. Krijimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka dëshmuar në mënyrë spektakolare vlerën që ka ky synim i specializimit dhe konsolidimit të një administrate të përbashkët“, tha Rama.

Advertisement