✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Goditje e rëndë për Bayernin! Harry Kane operon kaviljen, 3 muaj jashtë fushës

Goditje e rëndë për Bayern Munich! Harry Kane ka pësuar një dëmtim serioz në kavilje gjatë përballjes me FC Köln në Bundesligë, duke shkaktuar shqetësim të madh në kampin bavarez.

Sulmuesi anglez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës së së premtes, lajm që u konfirmua edhe nga klubi gjerman. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bayern i uroi futbollistit shërim të shpejtë, ndërsa tashmë për të nis një periudhë e gjatë rikuperimi.

Sipas parashikimeve paraprake, Kane mund të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj, çka përbën një mungesë të rëndësishme për skuadrën në fazën vendimtare të sezonit.

Vetë sulmuesi reagoi përmes një postimi në platformën X, ku nuk e fshehu zhgënjimin për dëmtimin, por u shpreh i vendosur për t’u rikthyer më i fortë.

Advertisement