✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Aksioni i policisë pas protestës, 10 procedime penale dhe 13 masa administrative

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për 10 shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri të ditur se, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, janë ndërmarrë masa për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Njoftimi i Policise

Tiranë/Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.

Gjithashtu, vendosen 13 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement