✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

‘NATO mund të nisë një Luftë të Tretë Botërore’/ Marine Le Pen jep 3 skenarët

Marine Le Pen ka paraqitur tre skenarë për të ardhmen e luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të çojë deri në një Luftë të Tretë Botërore. Kandidatja për presidente të Francës i ka renditur alternativat në një reagim në rrjetin social X, të raportuar nga RTRS.

Sipas Le Pen, e ardhmja e konfliktit mund të marrë tri drejtime: përfshirjen e NATO-s në një luftë që do të shndërrohej në një konflikt botëror, zvarritjen e përplasjeve për vite me radhë, ose ndërgjegjësimin e vendeve për pasojat e një përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Ekzistojnë vetëm tri përfundime të mundshme: ose NATO nis një luftë që përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore, ose konflikti zvarritet për vite me radhë, ose të gjitha vendet bëhen të vetëdijshme për pasojat”, shkroi ajo.

Le Pen deklaroi gjithashtu se, nëse zgjidhet presidente e Francës, do të angazhohet për dialog me të gjitha palët e përfshira në konflikt. Megjithatë, vetëm një ditë më parë ajo ishte shprehur kundër një takimi me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky dhe kundër vazhdimit të ndihmës financiare për Kievin në rast se merr drejtimin e Francës.

Advertisement