✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Prokuroria TRONDIT: Vjehrra dhe kunati i saj…

Katër persona janë ndaluar për 48 orë në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Pejë. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, të cilat bëjnë me dije se ndalimet janë kryer me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas veprimeve intensive hetimore.

Mes të ndaluarve janë Nurije Sylaj, ish-vjehrra e viktimës, dhe Driton Sylaj, ish-kunati i saj. Të dy dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Ndërkohë, dy personat e tjerë, me inicialet M. P. dhe G. B., dyshohen se kanë ndihmuar autorët pas kryerjes së krimit.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e katër personave në veprat penale për të cilat akuzohen.

Prokurori i çështjes ka vendosur gjithashtu zgjerimin e hetimeve, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.

Advertisement