✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Ekzekutimi e Sel Çamit dhe nipit, Karamuço: U përdorën armë shumë të sofistikuara, vrasje me pagesë të madhe

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në Fier ku viktima mbeti Selami Hasani dhe nipi i tij Jakupi.

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, tha në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, se i pari që është ekzekutuar ishte Jakupi, i cili humbi jetën disa orë më pas në spital, dhe më pas është qëlluar ndaj Selami Hasanit i njohur ndryshe si Sel Çami.

Karamuço tha se autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, shumë të organizuar, dhe kanë përdorur armë të sofistikuara.

“Është një grup shumë profesionist, është paguar shumë për të bërë këtë lloj goditjeje. Armët që kanë përdorur janë MP5, armë moderne që përdorin disa prej organizatave ligjzbatuese, po që nuk gjenden kollaj në tregun tonë.

Jemi mësuar me kallashnikov, jemi mësuar me TT e me ku di unë, po jo me këto armë, me heshtues, me të tjerë e të tjerë. Do të thotë që është një grup i strukturuar, i cili e ka goditjen e radhës.

Nuk është goditja e parë ose e dytë dhe e ka të radhës, dhe ato kamuflazh me maska, vrasje me pagesë, edhe ato të policisë, uniformat që ka përdorur. Dyshohet që mund, si profil, mund të ketë marrë pjesë në vrasje të tjera me pagesë”, tha Karamuço.

Advertisement