✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Arlind Qori kërkon sqarim nga KQZ: A lejohet kandidimi njëkohësisht për kryetar bashkie dhe këshilltar bashkiak?

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë një sqarim mbi mundësinë e kandidimit në dy gara njëkohësisht në zgjedhjet vendore.

Pasi ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Qori i ka kërkuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të sqarojë nëse një person mund të kandidojë njëkohësisht për kryetar bashkie dhe të jetë pjesë e listës shumëemërore për këshillin bashkiak, madje edhe në vendin e parë të listës.

Në kërkesën e tij, Qori kërkon gjithashtu të dijë nëse KQZ ka vendime, udhëzime apo interpretime të mëparshme për këtë çështje. Përgjigjja zyrtare pritet të sqarojë nëse legjislacioni zgjedhor e lejon këtë formë kandidimi brenda së njëjtës bashki.

Shpalli kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës/ Arlind

Advertisement