✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Fraksioni i dosjes “Veliaj”/ Sot vendimi i GJKKO-së! Çfarë kërkoi SPAK për Elman Abulen?

Gjykata e Posaçme pritet të shpallë sot, në orën 15:30, vendimin për një nga fraksionet e dosjes “Veliaj”, ku janë marrë të pandehur 8 persona dhe 3 shoqëri tregtare.

Pak para shpalljes së vendimit, biznesmeni Elman Abule është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Ai ndodhet aktualisht në arrest shtëpie dhe akuzohet për pastrim parash.

Në pretencën e paraqitur më 3 qershor, SPAK kërkoi gjithsej 28 vite burg për gjashtë të pandehur, si dhe gjoba për tri shoqëritë tregtare të përfshira në dosje. Për Abulen, prokuroria kërkoi 7 vite burg, që në rastin e gjykimit të shkurtuar reduktohen në 4 vite e 8 muaj. Ai është i vetmi për të cilin SPAK kërkoi që dënimi të vuhet në burg.

Sipas akuzës, përmes kompanisë “Rametal”, Abule dyshohet se ka ndihmuar në qarkullimin e parave drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën, përmes faturave që hetuesit i konsiderojnë fiktive.

Vendimi i GJKKO-së do të përcaktojë nëse të pandehurit do të shpallen fajtorë dhe çfarë masash do të caktohen për personat dhe kompanitë e përfshira. Deri në shpalljen e vendimit, kërkesat e SPAK-ut mbeten pretendime të organit të akuzës.

Advertisement