✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

SAMITI I BE NE TIRANE, SHQIPERIA MERR 185.6 MILIONE EURO

Tirana ka pritur sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’.

Aktiviteti po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku kanë mbërritur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane Marta Kos dhe liderët e vendeve të rajonit, në mesin e tyre edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti.

Në qendër të diskutimeve do të jenë përshpejtimi i reformave, zbatimi i Planit të Rritjes dhe prioritetet e reja strategjike.

Marta Kos tha se Shqiperia ka zbatuar 80% te reformave, qe e perkthyer ne shifra do te thote se so te perfitoje nge Plani i Rritjes 185.5 milione euro

“Faleminderit që na keni mikpritur sërish në Tiranë për një instrument shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Të gjithë së bashku do të hyjmë në vitin e fundit të zbatimit 4-vjeçar të Planit të Rritjes. Rezultatet tuaja janë të ndryshme, tre shtete kanë bërë përparim në reforma, kurse tre shtete të tjera nuk i kanë shfrytëzuar ashtu siç duhet.

Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të duhura dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Fondet janë që të shpërndahen për ata që kanë punuar më shumë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes, kurse Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. Serbia deri më tani nuk ka marrë fonde nga Plani i Rritjes, por kjo mund të ndryshojë me qeverinë e re”, tha Marta Kos.

lajmi ne perditesim

Samiti për Planin e Rritjes/ Rama: Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, qytetarët tanë duhet të përfitojnë që tani nga tregu i përbashkët i BE-së

1795771971_edirama.JPG

Në Tiranë ka nisur samiti BE–Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, me pjesëmarrjen e komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në hapje të takimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një moment vendimtar për rajonin dhe Europën, duke theksuar se qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë që tani nga integrimi gradual në tregun e përbashkët europian.

“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në një takim që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat që kemi përpara. Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal.

Na duhet të themi se vitet e fundit konvergjenca mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është rritur. Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne të gjithë kemi mbrojtur idenë se qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së.

Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirur të na ndihmojë, sa ç’është e prirur të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi”, tha Rama.

Samiti për Planin e Rritjes/ Kos: Integrimi gradual nuk zëvendëson anëtarësimin, do t’i hapim rajonit më shumë sektorë të tregut unik të BE-së

1795772254_martakos.JPG

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha në samitin për Planin e Rritjes në Tiranë se BE-ja do t’u hapë ekonomive të Ballkanit Perëndimor më shumë sektorë të tregut unik dhe do t’u mundësojë vendeve të rajonit të marrin pjesë më herët në institucionet europiane në fushat ku po përparojnë më shpejt. Kos theksoi se integrimi gradual nuk e zëvendëson anëtarësimin.

“Do të ketë më shumë Europë përpara anëtarësimit, por integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit. Ne do të hapim më shumë sektorë të tregut unik të BE-së për ekonomitë tuaja, përfshirë transportin. Do t’ju mundësojmë të merrni pjesë më herët në institucionet e BE-së në ato fusha ku po ecni më shpejt përpara. Dje ishim në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor. Pashë interes nga investitorët europianë për mundësitë që ofron rajoni dhe për mënyrat se si këto mundësi mund të zgjerojnë qasjen në tregun unik. Sa më shumë që një vend kandidat i afrohet BE-së, aq më i madh është interesi i investitorëve të huaj. Le ta shfrytëzojmë këtë vit të fundit të Planit të Rritjes për ta përshpejtuar procesin dhe për të zgjeruar mundësitë ekonomike të rajonit”, tha Kos.

“Integrimi në BE është bekim për ne”- Rama falënderon dhe Marta Kos

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në fjalën e tij, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po zhvillon punimet në Tiranë, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përgjegjësinë e përbashkët të vendeve të rajonit për të ardhmen evropiane.

Rama u shpreh se zgjerimi është një “bekim” jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.

“Bindja ime është e fortë se për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet rreth tryezës, zgjerimi është bekim për BE-në. Duhet të dimë se e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi e përbashkët rajonale. Jemi këtu për të folur hapur, për të ndarë pikëpamjet tona dhe për të vendosur së bashku për vitin e ardhshëm”, tha ai.

Kryeministri shqiptar shprehu gjithashtu mirënjohjen për komisioneren evropiane Marta Kos, për angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Dua të falënderoj Marta Kos për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë një zë i fortë për ne dhe për BE-në. Kur bëhet fjalë për zgjerimin, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në formën e vonesave”, theksoi Rama.

Advertisement