✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Perplasje” mes Marta Kos dhe Ramës për anëtarësimin/ Komisionerja: Në vitin 2030, kryeministri: S’ka datë

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Afati u artikulua nga komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Kos deklaroi se, nëse Shqipëria vijon me ritmin aktual të reformave dhe përmbush të gjitha kushtet, negociatat mund të mbyllen brenda afateve të parashikuara. Ajo bëri të ditur se, me miratimin e shteteve anëtare, grupi i punës për anëtarësimin mund të krijohet vitin e ardhshëm, ndërsa traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028.

“Shqipëria mund të bëhet shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030”, deklaroi komisionerja europiane.

Por kryeministri Edi Rama u tregua më i kujdesshëm për të dhënë një datë konkrete. I pyetur se përse procesi i integrimit është zgjatur kaq shumë, ai tha se anëtarësimi nuk është një proces me afat të përcaktuar, pasi vendimi varet nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Rama kujtoi edhe periudhat kur, sipas tij, Shqipëria kishte përmbushur detyrimet e kërkuara nga Komisioni Europian, por ishte përballur me veton e një shteti anëtar.

Ai e cilësoi procesin e integrimit si një mundësi të artë për vendin, por theksoi se Shqipëria nuk mund të përcaktojë e vetme momentin e anëtarësimit.

Advertisement