Aktualitet
Hidhet eksploziv në oborrin e banesës së 76-vjeçarit
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:45 të mëngjesit në Ksamil.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I. A. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për identifikimin e autorit, zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e motiveve të kësaj ngjarjeje.
Hetimet vijojnë.