✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Begaj uron 29 Nëntorin nga Varrezat e Dëshmorëve: Amaneti i tyre më i shenjtë është liria

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, duke përkujtuar ata që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Në kuadër të kësaj dite, kreu i Shtetit ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku ka vendosur një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në mesazhin e tij për këtë ditë të shënuar, Begaj vuri theksin te sakrifica e dëshmorëve dhe detyrimi i çdo brezi për të ruajtur lirinë dhe për të përcjellë amanetin e tyre te brezat e ardhshëm.

Presidenti i cilësoi dëshmorët pjesë të ndërgjegjes kombëtare, duke e mbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”

Advertisement