Connect with us

Bota

SHBA-ja regjistron numër rekord të viktimave me koronavirus

Shtetet e Bashkuara kanë thyer sërish rekorde sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, situatë e cila pritet të vështirësohet në javët në vijim.

Më shumë se 100,000 persona të infektuar janë nëpër spitale në SHBA, rekord që është duke shtuar presionin nëpër spitale dhe ndaj punëtorëve për kujdes shëndetësor.

Numri i të vdekurve brenda 24 orëve ka prekur shifrën 2,733, derisa i të infektuarve ka arritur në gati 200,000.

Mjeku, Robert Redfield, udhëheqës i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka parashikuar më 2 dhjetor se më e keqja nuk ka ndodhur ende.

“Realiteti është se dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë periudha të vështira. Unë në fakt besoj se ato do të jenë kohërat më të vështira në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, ka thënë Redfield gjatë një bisede me Fondacionin amerikan të Tregtisë.

Ai ka paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA deri në muajin shkurt mund të arrijë në 450,000, në krahasim me 273,000 viktima sa janë regjistruar deri më tani.

Përkeqësimi i numrit të të infektuarve ka ardhur pas fundjavës që shënoi Festën e Falendërimeve, kur miliona amerikanë kanë anashkaluar paralajmërimet për të shmangur udhëtimet dhe organizimet e mëdha.

Periudha e festave pritet të rëndojë edhe më shumë situatën sipas zyrtarëve shëndetësorë, duke përmendur Festën e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *