Connect with us

Lifestyle

Si “Romeo dhe Zhulietë” Martesa më e veçantë që keni parë – Pacientja me Covid thotë “po” nga dritarja e spitalit

Një çift nga Ontario i Kalifornisë ishin zotuar se nuk do t’i ndalë asgjë të realizojnë dëshirën e tyre – të martohen. Kështu pavarësisht se nusja ishte prekur me COVID-19, ajo nuk u dekurajua në ato momente për t’i thënë “po” propozimit të partnerit.

Pas disa herë e kishin shtyrë këtë datë për shkak të pandemisë, Lauren Jimenez, 29-vjeçe dhe Patrick Delgado, 27, më në fund i thanë “po” njëri-tjetrit, por pak ditë më parë Lauren kishte rezultuar pozitive në testin e COVID-19.

Megjithatë kjo nuk i ndali ata, kështu dyshja u martuan në stilin “Romeo dhe Xhulieta” ku dhëndri u gjunjëzua poshtë dritares së dhomës së gjumit të partneres që ishte veshur me fustan të bardhë.

Pas katër viteve lidhje dhe një vit e gjysmë të fejuar, çifti nuk duruan më dhe nuk mund ta shtynin më datën.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *