Connect with us

Rajon

Dritan Abazoviç në Parlament me tone të ashpra: Nuk janë serb, as malazez, por janë pjesë e komunitetit që e keni shtypur

MALI I ZI-Zëvëndëskryeministri i ri Dritan Abazoviç ka folur sërish në seancën e sotme Palamentare që po zhvillohet në Malin e Zi. Në fjalën e tij ai ka thënë se kjo është qeveria e parë që përfaqëson vullnetin e popullit.

“Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit. Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, pohoi politikani shqiptar, duke iu drejtuar deputetëve të DPS, raporton vijesti,”-ka thënë Dritan Abazoviç, i cili akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS-in për situatën në vend

Nga ana tjetër deputet e opozitës kanë replikuar duke i thënë Abazoviçin që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe të mos bërtiste. Ata gjithashtu e quajtën prezantimin e tij zhurmë dhe zemërim.

Sakaq në vijmësi të debatit, Abazoviç ka pohuar se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komuniteti më të shtypur në Mal të Zi.

Kabineti i ri qeverisës në Malin e Zi është krijuar në 27 nëntor. Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviç, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”. Sakaq, Dritan Abazoviç vjen nga familje shqiptare. Ai drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), ku në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare për formimin e qeverisë së re. Më datën 27 nëntor ai është zgjedhur zvëndëskryeministri i ri i vendit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *