Connect with us

Lifestyle

Si Të Ulim Tensionin Dhe Të Rrisim Imunitetin Ndaj Covid-19

Siç e dimë tensioni i lartë mund të shkaktojë sulm në zemër, goditje në tru dhe sëmundje të zemrës.

Së fundmi është zbuluar se ai gjithashtu mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të rrisë rrezikun e infetkimimit me COVID-19.

“Kur presioni i gjakut është i lartë,zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efektive.

Kjo mund të shkaktojë  inflamacion në enët e gjakut dhe si pasojë sistemi imunitar reagon në mënyrë të menjëhershme,duke u mbingarkuar”, shpjegon kardiologu Steven Gundry.

Sipas tij kur sistemi imunitar mbingarkohet ne bëhemi më të ndjeshëm dhe rreziku i infektimit me COVID-19 rritet. Gjithashtu kjo mund të shoqërohet edhe me ashpërsimin e simptomave.

Por lajmi i mirë është se mbajta nën kontroll e presionit të gjakut,jo vetëm që mbron zemrën por zvogëlon mundësinë e prekjes nga koronavirusi me 60%.

Ja tre mënyra të thjeshta se si mund ta mbani atë nën kontroll

Ushqimi më i mirë: Vaji i Susamit.

Vaji i susamit përmban një përbërje unike (sesamin) që i mban enët e gjakut fleksibël. “Studimet tregojnë se vaji i susamit bllokon efektet e molekulave që nxisin inflamacionin, një shkaktar i presionit të lartë të gjakut”, shton Dr. Gundry.

Ai sygjeron gatimin me vaj susami të thjeshtë, i cili nuk ka shije dhe ka një pikë të lartë nxemje.

Kura më e mirë : Mbajtja e këmbëve në ujë të ngrohtë.

Mbajtja e këmbëve në ujë të ngrohtë për 15 minuta çdo ditë nuk është vetëm një mënyrë qetësuese për tu qetësuar. Ajo gjithashtu mund të reduktojë deri në 15 % presionin e lartë të gjakut në vetëm një javë.

Shkencëtarët kanadezë,tregojnë se ngrohja e gjakut bën që enët e gjakut të çlirojnë oksidin nitrik, një kimikat që relakson muret e arterieve.

Suplementi më i mirë : Ekstrakti i lëvores së pishës.

“Polifenolët në lëvoren e pishës përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme fleksibilitetin e enëve të gjakut, e cila rikthen rrjedhën normale të gjakut duke ulur presionin e gjakut”- thotë Dr. Gundry. Gjithashtu ky ekstrakt mund të rrisë efektivitetin e ilaçeve të presionit të gjakut me 75%./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *