Sport
Mjeku i Maradonës akuzohet për… publikohet rezultati i hetimeve
Në Argjentinë vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e futbollistit Diego Armando Maradonës, ndërsa Prokuroria Publike e San Isidro ka publikuar përfundimet e para, që hedhin akuza të forta ndaj mjekëve.
Sipas hetimeve mjekët akuzohen “për rast të një sjellje neglizhence serioze” dhe rrezikojnë të përballen me akuzat e vrasjes pa dashje.
Raporti i gjykatësve thotë se Maradona “nuk u monitorua dhe nuk iu nënshtrua mbikëqyrjes së vazhdueshme mjekësore siç duhej të kërkonte gjendja e tij”.
Pjesa më e madhe e përgjegjësisë duket se rëndon mbi Leopoldo Luque, i identifikuar si mjeku personal i Maradonës, i cili operoi trurin e ish-futbollistit më 3 nëntor.
Ai firmosi që Maradona të mund të shkonte në shtëpi, pavarësisht sugjerimit për trajtim psikiatrik dhe klinik. Maradona u kthye në shtëpi dhe mjekimi i tij ndodhi në një “çorganizim total”.

