Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

MOMENTI HISTORIK/ Akademia “Rrënjët Tona” i kërkon Kurtit Kuvend Gjithëkombëtar

Prot. nr 28           Tiranë datë 21.09.2026

Drejtuar: Zotit Albin KURTI, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Nga: Dr. Inxh. Stefan PINGULI, President i Akademisë ‘Rrënjet Tona”, Tiranë

I nderuari kryeministër Kurti, 

Së pari, do të doja t’ju shprehja respektin që kam për personalitetin Tuaj në shërbim të Kosovës, atdhedashurinë dhe ndershmërine e treguar në këto vite të vështira për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Dënimi i katër udhëheqësëve të UCK-së nga drejtuesit europjan në Gjyqin e Hagës, me pothuajse aq vite burg sa edhe drejtuesit agresorë serb dhe aq më tepër, dhënia e këtij vendimi në emër të popullit kosovar, ka ç’vendosur ballancat morale, politike dhe gjeopolitike të të gjithë Kombit Shqiptar. Me këto vendime na kujtuan se Europa nuk ka ndryshuar me vendimet e saj, që prej  mbytjes së Lidhjes së Prizrenit më 1878-tën, në 1913-ten me dorëzimin e Janinës dhe në 1923-tën me vendimet e Lozanës.

Në këtë zgrip që na ka vendosur Europa sot me vendimet e Hagës, jo vetëm ka denatyruar faktet, por na ka vënë në pozicion inferior me fqinjtë, të cilët po i shesin këto vendime si alternative kundër Kombit tonë. Në këtë situatë ne duhet të tregojmë mencurin dhe guximin që nuk kemi pasur mundësi ta tregojmë dy shekujt e mëparshëm, veçanërisht duhet të tregojmë aftësi përbashkuese mendimi dhe organizimi.

Në këtë kuadër i bëj thirrje moralit tuaj të pakorruptueshëm, guximit tuaj të admirueshëm dhe bashkëpunimit të domosdoshëm me të gjitha partitë e spektrit Kosovar, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, partive shqiptare të Maqedonise së Veriut dhe partive shqiptare në Mal të Zi, të bëni atë që se ka bërë njeri ne historine e Kombit Shqiptar, “Kuvend Gjithe Kombetar”, “Strategji Fituese” dhe mundesi organizuese per “Bashkim Kombetar”.  Ne si Akademi ‘Rrënjët Tona’ e kuptojmë që një ndermarrje e tillë ka vështirësi të mëdha konceptuale, por ne dhe gjithë Kombi Shqiptar duhet të dalim mbi interesat partiake apo shtetërore dhe të kallxojmë se jemi një Komb i mençur, i guximshëm dhe bashkëpunues.

Duke iu kthyer edhe një herë lutjes ndaj jush Zoti Kryeministër, ju ftojmë në këtë situatë të paprecedent të thërrisni në emër të atdhedashurisë dhe ekzistencës së Kombit Shqiptar,  gjithe guximin që ju karakterizon, si dhe gjithë mencurine provuese tuajën dhe mbi të gjitha pragmatizmin tuaj politik për arritjen e qëllimit final për c’fuqizimin e Vendimit të Hagës dhe  njolles që i bëhet Kombit Shqiptar.

Me respekt dhe plotbesim, në emër të Akademisë Shkencore “Rrënjët Tona”, Tiranë 

Presidenti

Dr. Inxh. Stefan PINGULI

Advertisement