Connect with us

Lifestyle

Grekja e cila u bë gjyshe në moshën 33-vjeç, ka një mesazh: Mos u martoni të rinj! Eksploroni, jetoni

Ajo u dashurua në moshë të re dhe u martua ku ishte vetëm 16-vjeç e më pas solli në jetën djalin e saj. Në po të njëjtën moshë djali i saj la të dashurën e tij shtatzënë. Sot ata janë prindër dhe nëna e tij u bë gjyshe në moshën 33-vjeç. Ajo tregon se si lindi historia e saj e dashurisë.

“Unë u dashurova si e çmendur dhe jam akoma e dashuruar me bashkëshortin tim. Kemi dy fëmijë bashkë, një djalë dhe një vajzë, punuam, argëtoheshim, bënim udhëtime dhe kemi akoma shumë për të bërë “

Por ajo ka një këshillë për të gjithë të rinjtë. “Mos u martoni të rinj. Studioni, punoni, jetoni…”.
Kur djali im takoi vajzën që sot është nusja e tij, ata ishin ende fëmijë. Ai për pak do të bënte 17 vjeç ndërsa ajo vetëm 14-vjeç. Ata nuk dëgjuan askënd. Bën çfarë deshën dhe ne nuk ne ndërhymë. Bëmë një dasmë të madhe kur i erdhi koha. Unë nuk jam dakord me traditat tona që vajzat e vogla martohen.

Sot gjërat kanë ndryshuar. Fëmijët duhet të mbarojnë shkollën, të studiojnë, të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe pastaj të kalojnë në martesa dhe fëmijë. Gjëja pozitive në rastin tim është që sot kam mbesën time, një kukull të vërtetë”, thotë ajo.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *