Connect with us

Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 dhjetor 2020

Dashi

Një nga anëtarët e familjes suaj ju ka kërkuar që të ngadalësoni pak ritmin, dhe ju duhet ta dëgjoni. Ata mund të dinë se çfarë është më e mira për ju tani dhe që kanë në mendje interesat tuaja më të mira. Mundohuni ta ngadalësoni ritmin tuaj.

Demi

Nëse keni mundësi, lini më shumë hapësirë për veten tani. Nuk do të jeni në gjendje të përqendroheni shumë në çdo aspekt profesional. Kjo është një ditë e mirë për të bërë më shumë pushim. Nuk do të bëni keq nëse flirtoni sot.

Binjakët

Nëse jeni në mes të një marrëdhënieje që sapo ka nisur të lulëzojë, gjëja më e keqe që mund të bëni tani është të përpiqeni t’i nxitoni gjërat. Ju mund të jeni plotësisht flirtues dhe të argëtoheni shumë më tepër nëse nuk dyshoni te vetja.

Gaforrja

Qielli është kufiri për sa i përket nivelit të lartë të kimisë që mund të rritet midis jush dhe një personi shumë të veçantë. Ky person është tërhequr nga mënyra se si flisni. Partneri e di se si mund ta mbushni një dhomë me energji. Kjo është një periudhë e fillimeve të reja.

Luani

Ju duhet të mësoni se si të mburreni pak dhe t’u jepni më shumë zë arritjeve tuaja. Nuk ka absolutisht asgjë të keqe të flisni për suksesin tuaj. Besoji vetes për të ditur se ku është ajo vijë e hollë midis krenarisë dhe mendjemadhësisë.

Virgjëresha

Të gjithë personat që keni përreth kanë një efekt të vogël në ditën tuaj, gjë që mund të jetë e mirë ose e keqe. Ju duhet t’i shihni gjërat nga një pikëpamje tjetër. Në këtë mënyrë, ju do të shihni se gjithmonë përfundoni atje ku duhet të jeni.

Peshorja

Një nga miqtë ose bashkëpunëtorët tuaj ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit, dhe sot emocionet e tij mund të jenë të paparashikueshme. Në mënyrë që të ruani shëndetin e marrëdhënies suaj, shmangni përfshirjen në detaje të vogla.

Akrepi

Nëse jeni në ndonjë lloj situate shqetësuese sot, ose nëse dikush ka nevojë për një vendim të shpejtë nga ju, bëni atë që bëni zakonisht dhe besoni në instinktin tuaj. Pavarësisht nga situata, instinktet tuaja nuk do t’ju lënë në baltë.

Shigjetari

Partneritetet po ndryshojnë rreth jush dhe sot mund të bashkoheni me dikë që nuk e kishit menduar kurrë se do ta bënit mik. Jini i hapur për miqësitë e reja, ashtu siç duhet të jeni i hapur edhe për bashkëpunime të reja në aspektin profesional.

Bricjapi

Bëhuni gati për një ndryshim thelbësor në aspektin profesional. Të mësosh të shkosh me rrjedhën është një aftësi shumë e dobishme. Në aspektin sentimental, gjasat janë që të kaloni një pasdite shumë të mirë me partnerin.

Ujori

Një vendim i rëndësishëm pritet të merret nga ju sot dhe nuk do të jetë e lehtë për ju të bëni një zgjedhje që do të jetë e pëlqyer nga të gjithë. Por në një farë mënyre, kjo ju lehtëson disi nga presioni. Me paratë sot do t’ju duhet të tregoni pak më shumë kujdes.

Peshqit

Ana juaj më e kujdesshme, konservatore ka filluar të luftojë me anën tuaj më rebele dhe radikale. Njerëzit po presin të shohin se cila palë fiton. A do të bëni diçka aventureske, apo do të qëndroni në shtëpi dhe të shihni TV? Sido që të jetë, do të jeni të lumtur me rezultatin.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *