Lifestyle
Historia që ka alarmuar mediat italiane/ Si udhëtoi me avion shqiptari i infektuar me Covid, për t’u kuruar nga mjeku që shpëtoi Berluskonin
Në shkrimin e Libero Quotidiano thuhet se: “Ishte ditë e enjte, 10 Dhjetor, kur në Tiranë, një burrë me inicialet N.S., rreth 50 vjeç, ishte i shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Për rreth dhjetë ditë ai kishte shfaqur simptomat tipike të një infeksioni me koronavirus, ato që mjekët thonë se janë “të përputhshme” me Covid-19.
Mjeku i kishte përshkruar terapinë fillestare për të luftuar virusin, derisa i sugejruan një skaner dhe testet e gjakut. Rezultatet flisnin për lajme shumë të këqija.
N.S. trembet. Mjeku i thotë sinqerisht se ka shumë pak për të bërë për të”.
Në shkrim thuhet më tej se: “Ai e paralajmëron për ekzistencën e një rreze drite, por të largët, mbase të paarritshme. Që nëse do të ishte në Itali do ta dërgonte në San Raffaele në Milano ku është “profesori i famshëm Alberto Zangrillo, anestezist, i cili është më i miri nga të gjithë dhe ka zhvilluar një trajtim që po jep sukses edhe në raste shumë të rënda” .
“Pacienti i dëshpëruar kujton se këtë emër e pa dhe e dëgjoi të fliste në televizion, ai shëroi Berlusconin, 84 vjeç dhe me probleme të mëparshme. Çfarë të bëj? Ai natyrisht nuk dëshiron të vdesë. Dhe pastaj vendos të provojë. Troket në derën e Zangrillo që do ta shërojë atë.
Rezervon një fluturim për në Milano. Shikoni njoftimet e ambasadës italiane në Tiranë. Ato janë perfekte. Duhet gjithashtu të theksohet se, në kohën e hyrjes në Itali, kontrollet janë rigoroze dhe të sakta dhe se refuzimi në kufi është i mundur nëse dokumentacioni i paraqitur nuk është i pershtatshem.
Por dokumentacioni i shiptarit N.S.? Covid! Dhe çfarë bën pacienti ynë? Mberrin te Premten 11 Dhjetor. Arrin me taksi nga Malpensa në San Raffaele. “Unë kam ardhur nga larg, po kërkoj profesorin Zangrillo”.
Përgjigja e testit te antigenit ishte “pozitiv”. Të Premten në orën 8, në spitalin San Raffaele trajtimi vazhdon në repartin përkatës. Frymëmarrja e shqiptarit përmirësohet.
Shqiptari tregon për aventurat e tij. Mjeku Zangrillo vë duart në kokë dhe nisin telefonatat urgjente.
Policia informohet në Malpensa. Pasagjerët që udhëtuan me këtë person te infektuar, ata që e kaluan atë në dalje të aeroportit dhe kontrollorët që besuan ato çfarë ai i gënjeu, shoferi i taksisë që kaloi një orë me të, janë në karantinë. Një katastrofë.
A nuk e meriton ky pacient ta dërgosh me shkelma në Shqipëri?”, shkruan gazeta italiane.
“Me siguri do ta bëjnë atë kur ta kenë shëruar. Grotesku me të cilin jemi përballur mund të shkaktojë madje edhe keqardhje për shqiptarin e perfshire nga paniku.
Por nuk ka asgjë normale në paaftësinë e autoriteteve italiane për të mbajtur larg nesh të infektuarit. Ministrat nxjerrin dekrete drakoniane, komitetet e ekspertëve kërkojnë masa edhe më të ashpra; vizitat te gjyshërit janë të ndaluara, lëvizja e mundshme nga një komunë në tjetrën për të vizituar anëtarët e familjes është e ndaluar, duke mos i besuar ndjenjës së përgjegjësisë së qytetarëve, qeveria ka urdhëruar 70,000 ushtarë dhe policë të na mbajnë në shtëpitë tona gjatë pushimeve.
Por nga ana tjetër ata i lënë të infektuarit të vijnë nga Ballkani, duke kaluar kufijtë dhe kontrollet si me shkop magjik’ thekson Libero Quotidiano.