Lifestyle
Italianët ulin ndjeshëm shpenzimet për Krishtlindjet
Italianët po planifikojnë të shpenzojnë pothuajse një të tretën më pak për ushqimE dhe pije për festat familjare të Krishtlindjeve këtë vit, sipas një sondazhi.
”Njerëzit do të shkurtojnë buxhetet e tyre me 31% krahasuar me vitin e kaluar”, sipas një sondazhi nga instituti IXE i porositur nga lobi i fermave Coldiretti.
”Mesatarisht, familjet italiane planifikojnë të shpenzojnë 82 euro (100 dollarë) për vaktet festive, shuma më e ulët në të paktën një dekadë”, tha Coldiretti në një deklaratë.
”Kufizimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë kufizimet në udhëtime dhe shoqërimin dhe shqetësimet për ekonominë, janë arsyet kryesore pse njerëzit po planifikojnë më me maturi këtë vit”, tha shoqata.
Një zëdhënës i Coldiretti tha se 800 të rritur u anketuan nga 4-9 dhjetor për këtë sondazh, që ka një gabim 3,5%./ a.jor.itali