Connect with us

Sport

Pezullohet ndeshja miqësore Armeni-Shqipëri

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Grupi do të vijojë seancat stërvitore për dy ndeshjet që do të ketë në vazhdim.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *