Aktualitet
Protesta te selia e PD, procedohen penalisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi
Deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë proceduar penalisht nga policia për shkak të protestës së djeshme në selinë e PD-së, e cila precipitoi në dhunë mes demokratëve, të ndarë në mbështetës të Berishës dhe Bashës.
Konkretisht numri dy i PD-së, Gazment Bardhi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.
Ndërsa Flamur Noka, i njohur si mbështetës i Berishës, akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.