Ekonomi
Në tremujorin e tretë të vitit 2020, janë rimbursuar gjithsej 4,63 miliard lekë.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, janë rimbursuar gjithsej 4,63 miliard lekë. Gjatë këtij tremujori, rreth 2,51 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numëri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qënë në total 268 me vlerë rreth 2,11 miliard lek.
Gjatë tremujorit të tretë 2020, pranë Dretorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 371 kërkësa për rimbursim me vlerë rreth 5,48 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 280 kërkesa me vlerë rreth 4,30 miliard lekë dhe 91 kërkesa me vlerë rreth 1,18 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Në fund të tremujorit të tretë 2020, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 11,3 miliard lekë nga 11,8 miliard që ishte në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020. Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste përbëjnë 88.7 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të tretë të 2020. Ndërsa kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori.