Aktualitet
Meta i bën thirrje rinisë: Ky vend ka nevojë për ju, mos u dorzoni me shpatulla para murit
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje rinisë shqiptare të mos dorëzohen para vështirësive të kohës, teksa tha se duhet të qëndrojnë në lartësitë e detyrave të historisë
Unë sot do të doja që populli ynë dhe sidomos të rinjtë të mos dorëzohen nga vështirësitë e kohës, por të qëndrojë në lartësinë e detyrave të historisë dhe ta kërkojë prosperitetin dhe bukurinë e jetës.
Deklarata e kreut të shtetit u bë në ceremoninë e vlerësimit të Heronjve të Popullit dhe figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Janë troje të cilat janë mbrojtur me gjakun e bijve tanë më të mirë.