Connect with us

Kronike

I plagosuri në Kuçovë, ka tentuar të vriste dy persona

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në Kuçovë dhe është lënë i vetëm në rrugë. I plagosuri është identifikuar si Admir Bejo, një person me të shkuar kriminale dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë parë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Beratit. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari ka marrë një plumb në gju dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten mister. Nuk është e qartë se si ka mbetur i plagosur 45-vjeçari nëse është plagosur si pasojë e një atentati të mirëorganizuar apo pas një sherri të çastit e mbi të gjitha as motivet.

Errësira dhe mungesa e kamerave të sigurisë duket se kanë favorizuar autorin ose autorët. Report Tv sjell pamjet ku shihet se vendi ku është gjetur i plagosur 45-vjeçari nuk është i ndriçuar, në rrugën e një lagjeje me shtëpi private të pa pajisura me kamera sigurie. Një gjë e tillë e vështirëson identifikimin e autorëve. Pritet dëshmia e të plagosurit, i cili nuk ndodhet në rrezik për jetën, për të zbardhur të tjera detaje nga kjo ngjarje. Në njoftimin zyrtar, policia njofton se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Admir Bejo është një person me precedent të mëparshëm kriminal. Në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Vëllezërit Bejo kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe duke menduar se i lanë të vdekur, janë larguar mirëpo vëllezërit Kundja i shpëtuan atentatit. Aso kohe është folur se shkak i konflikit ka qenë një vajzë që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *