Connect with us

Aktualitet

Lajmet për çiftet e showbiz-it që ndahen nuk janë më asgjë e re. Megjithatë, çiftet e mëposhtëm kanë arritur t’i bëjnë ballë kohës, pavarësisht zërave se “s’do e kishin të gjatë”.

Kate Middleton dhe princ William

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Kate dhe William u njohën në vitin 2001. Ata u lidhën dhe u ndanë më pas në vitin 2007. Në atë kohë, shumë njerëz mendonin se nuk do të ktheheshin më bashkë. Supozohej se të dy ishin shumë të rinj dhe do të gjenin dikë tjetër. Por, gjithçka shkoi ndryshe nga sa prisnin njerëzit. Çifti ka më shumë se 20 vite bashkë.

Johnny McDaid dhe Courteney Cox

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Çifti u njoh në vitin 2013 dhe një vit më vonë ata shpallën fejesën. Prandaj në vitin 2015, kur u ndanë, të gjithë u tronditën. Arsyeja e ndarjes ishte se Courteney Cox donte të jetonte në Los Angeles dhe Johnny McDaid, në Londër.

Në vitin 2016, ata u rikthyen bashkë dhe vendosën të kishin një lidhje në distancë. Pothuajse të gjithë, madje edhe shoqja e saj më e mirë, Jennifer Aniston, i thanë se ishte një ide e keqe. Por pas 6 vitesh, ata janë ende bashkë.

Tina Kunakey dhe Vincent Cassel

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Aktori dhe modelja u njohën gjatë pushimeve në vitin 2015. Askush nuk e kishte menduar se kjo romancë do të zgjaste sepse ata kanë një diferencë moshe prej 31 vitesh. Kur u takuan, Tina ishte vetëm 18 vjeç, dhe Vincent ishte afër të 50-ave. Të gjithë i thanë: “Duket sikur po kalon një krizë të moshës së mesme”.

Por në vitin 2018, ata u martuan, dhe në 2019, patën një fëmijë. Ata janë së bashku prej 7 vitesh.

David dhe Victoria Beckham

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Çifti u njoh në vitin 1997 gjatë një ndeshje futbolli ku David Beckham po luante. Victoria ishte e famshme si një nga anëtarët e Spice Girls. 2 vite më vonë ata u martuan dhe që atëherë janë bashkë. Ata festuan 23-vjetorin e martesës.

Matthew McConaughey dhe Camila Alves

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Matthew McConaughey ishte një beqar i kërkuar deri në vitin 2006 kur u takua me Camilla Alves. Ai i propozoi asaj në vitin 2011, kur kishin tashmë 2 fëmijë. Ata janë bashkë prej 16 vitesh.

Jay-Z dhe Beyonce

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Partnerët duhej të përballeshin me një sërë akuzash se Jay-Z kishte tradhtuar Beyonce. Pothuajse të gjithë ishin të sigurt se divorci ishte i afërt. Fansat madje gjetën referenca divorci në albumet e artistëve.

Jay-Z dhe Beyonce e kaluan këtë periudhë të vështirë, edhe pse kishin nevojë për këshillim familjar. Ata janë bashkë prej 21 vitesh.

Nicole Kidman dhe Keith Urban

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Për aktoren dhe këngëtaren e njohur ka pasur shumë skandale dhe thashetheme që nga viti 2006. Ata janë akuzuar për tradhti dhe njerëzit menduan se do të ndaheshin. Por duket se Keith dhe Nicole nuk do të ndahen: ata kanë 16 vite që janë marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin.

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Askush nuk besoi në dashurinë e 2 aktorëve, pasi Michael Douglas është 25 vjet më i madh se Catherine Zeta Jones. Ata u njohën në vitin 1998 dhe u martuan 2 vjet më vonë. Dyshja ka kaluar vështirësi, si kanceri i Michael dhe diagnoza e çrregullimit bipolar të Catherine.

Por pavarësisht gjithë këtyre sfidave, ata janë ende bashkë dhe këtë vit, po festojnë 22-vjetorin e martesës.

Gisele Bündchen dhe Tom Brady

9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin,

Modelja dhe futbollisti u njohur kishin vetëm 2 muaj lidhje kur ish-e dashura e Tom Brady njoftoi se ishte shtatzënë. Gisele Bündchen kujton se të gjithë po flisnin për të dhe dukej se e gjithë bota nuk kishte asgjë tjetër për të menduar. Por Tom dhe Gisele i mbijetuan kësaj stuhie.

Në vitin 2009, ata u martuan, patën 2 fëmijë dhe madje krijuan një marrëdhënie të mirë me fëmijën tjetër të Tom-it. Janë bashkë prej 15 vitesh./anabel

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *