Connect with us

Aktualitet

Durrës/ 563 mijë tonë mallra u transportuan nga tragetet e linjave, gjatë këtyre nëntë muajve

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, kanë transportuar 563 mijë tonë mallra të ndryshme.

Nga të dhënat e sektorit të Statistikave, mësohet se gjatë këtyre 9 muajve tragetet kanë kryer 553 lundrime, ose 252 të tilla më pak se në janar-shtatorin e vitit 2019.

Për shkak të kufizimeve të lundrimeve prej pandemisë së Covid-19”, Autoriteti Portual Durrës tha se “kjo shifër është më e vogël se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

47 792 kamionë dhe trajlerë janë transportuar nga tragetet e linjave nga Durrësi gjatë këtij 9-mujori, ndërsa numri i autoveturave personale ka arritur në 50 592.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *