Connect with us

Bota

BM – Johnson njofton masa të reja anti Covid-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të njoftojë të hënën kufizime të reja për koronavirusin për pjesë të veriut të Anglisë, pas rritjes së fundit të rasteve.

Në një fjalim në parlament të hënën, Johnson do të zbulojë detaje të një sistemi të ri, me tre nivele kufizimesh, i cili do të futet në varësi të numrit të rasteve të koronavirusit.

Pub-et dhe restorantet në Anglinë Veriore pritet të mbyllen, me dy të tretat e pagave të punëtorëve që do të paguhen nga qeveria sipas një skeme të re të zbuluar dje.

Pjesë të Anglisë Veriore, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore tashmë u nënshtrohen kufizimeve lokale të cilat ndryshojnë në secilin vend.

Britania raportoi gati 14 000 raste të reja të koronavirusit dje, dyfishi i raportuar pak më shumë se një javë më parë, me disa nga normat më të këqija të regjistruara në Anglinë Veriore dhe Midlands.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *