Bota
Dëshpërimi nga mbyllja e vendit: Dy mjekë britanikë kryejnë vetëvrasje
Si specialist i kancerit për më shumë se 30 vite, mjeku Angus Dalgleish ka trajtuar shumë persona të cilët kanë vdekur shumë të rinj, raporton Daily Mail.
Por asgjë nuk mund të krahasohet me dy ngjarjet e fundit që ai ka kaluar. Të hënën, gjatë një takimi në ZOOM, një nga kolegët i tha se njëri nga pjesëmarrësit, një njeri shumë i respektuar nuk do të ishte i pranishëm.
Ai kishte bërë vetëvrasje.
Kufizimet mbi Covid kishin ndikuar shumë në shëndetin e tij mendor, aq sa kishte ndërmarrë një akt të tillë duke vrarë veten. Lajmi ishte tronditës për të gjithë ata, por nuk është e vetmja vetëvrasje që ka prekur jetën e mjekut gjatë dy javëve të fundit, transmeton abcnews.al
Edhe një koleg tjetër vrau veten si rezultat i dëshpërimit të thellë nga vetmia dhe ankthi i krijuar nga Covid-19. Kolegu i tij nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe as nuk po merrte asnjë trajtim për ndonjë sëmundje mendore por është e paqartë se si ai vrau veten.
Këto dy raste tregojnë se sa vdekjeprurëse është kjo sëmundje që shkon shumë përtej dëmtimit fizik të shkaktuar nga vetë virusi.
Në përgjigje të rritjes të infeksioneve dhe shtrimeve në spital, qeveria skoceze ka vendosur kufizime drakoniane, ndërsa në Londër, Tory ka konsideruar një shtrirje të bllokimeve lokale në të gjithë Anglinë veriore duke filluar nga e hëna.
Masa të tilla mund të mos frenojnë përhapjen e Covid-19, por do të dëmtojnë më shumë bizneset, do të rrisin papunësinë. Gjendja e rënduar mendore është e përhapur jo vetëm nga rastet e vetëvrasjeve, por nga edhe shenjat shqetësuese të ankthit tek fëmijët, transmeton abcnews.al
Gjjithashtu Covid po shtrembëron përparësitë e kujdesit shëndetësor dhe trajtimin.
Konsultimet dhe operacionet po shtyhen. Sipas një studimi rreth 110,000 pacientë kanë pritur për më shumë se një vit – totali më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve – për të nisur trajtimin, si rezultat i mbingarkesës në spitale për shkak të Covid.
Kjo është një katastrofë, veçanërisht në fushën e kancerit, ku zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Falë përparimeve të jashtëzakonshme në mjekësi dhe kirurgji, shanset për mbijetesë janë rritur për pacientët me kancer që marrin trajtimin në kohë, transmeton abcnews.al