Bota
Krasniqi: Luftë gjatë këtyre 15 viteve për të përmbushur ëndrrën time!
Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi që të shtunën u bë kampion bote, ka thënë se beteja deri në këtë triumf ka zgjatur 15 vjet.
Kjo luftë ka zgjatur 15 vjet. Kam pasur ulje dhe ngritje. Kam qarë, kam qeshur. Tani kam arritur të përmbush ëndrrat e mia. Është ditë e madhe dhe më e bukura e jetës sime. S’ka para në botë që mund të më jap këtë ndjenë. Mund të boksoj edhe një mijë herë, por kurrë nuk do ta harroj atë që ndjeva. Do festoj deri sa të zbardh dita”, është shprehur Krasniqi pas meçit.
Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.
Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.