Connect with us

Pinknews

Sia flet për adoptimin e dy djemve: Kush ishin arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi?

Pak kohë më parë, Sia surprizoi fansat kur njoftoi se kishte birësuar dy djem 18-vjeçarë.

Këngëtarja ka folur për herë të parë për arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi gjatë një interviste për Vogue Australia, teksa tregoi se ideja lindi pasi kishte parë një dokumentar.

Jam e fiksuar pas televizionit dhe dokumentarëve të realitetit dhe pashë një dokumentar dhe pashë djalin tim,” tha ajo. Këngëtarja e “Together” shpjegoi se ajo ndjeu një lidhje të menjëhershme me djalin adoleshent pasi kuptoi se ai nuk e kishte familjen e tij.

Unë thashë:” Çfarë? Ashtu si ai nuk ka askënd. O Zot. Unë do ta gjej dhe do të jem mamaja e tij. Dhe kështu bëra.”, tha ylli me famë botërore, e cila adoptoi më pas edhe mikun e tij. Lajmin se ka birësuar dy djem e dha vitin e kaluar gjatë një interviste me SiriusXM’s “The Morning Mash Up”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *