Connect with us

Aktualitet

Konsensusi dhe kompromisi janë të rekomandueshme dhe të nevojshme.

 

Në datën 5 Tetor 2020, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor”. Sipas informacioneve të medias, neni 67 i Kodit Zgjedhor të ndryshuar, kryetarit të partisë apo të partisë udhëheqëse të koalicionit i njihet e drejta e kandidimit si deputet deri në katër zona zgjedhore.

Kjo shtesë në nenin e mësipërm, siç është thënë, u bë në bazë të kompromisit të arritur midis opozitës dhe mazhorancës parlamentare.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është i ndërgjegjshëm se në veprimtarinë parlamentare, kur është rasti, konsensusi dhe kompromisi janë të rekomandueshme dhe të nevojshme, por gjithmonë në përputhje dhe pa cenuar Kushtetutën dhe standartet ndërkombëtare.

KSHH mendon se shtesa e mësipërme që i është bërë nenit 67 të Kodit Zgjedhor bie ndesh me parimet e barazisë dhe të mosdiskriminimit që parashikon neni 18 i Kushtetutës sonë dhe neni 14 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ-së).

Rregulli që sanksionohet në ligj se kandidati për deputet mund të regjistrohet vetëm në një zonë zgjedhore, është i drejtë dhe i ligjshëm, por përjashtimi për kryetarët e partive është kompromis që bie ndesh me parimet e përmendura më lart.

KSHH mendon gjithashtu se një kompromis i tillë ka qënë tepër i nxituar sepse është anashkaluar trajtimi i këtij problemi në Raportin e OSBE/ODHIR-it të 14 shtatorit 2009 lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Në këtë Raport, midis të tjerave thuhet se Kodi Zgjedhor (është fjala për Kodin e ri Zgjedhor të miratuar në Dhjetor 2008) vazhdon të ketë dispozita të paqarta dhe të mjegullta.

Në këtë vështrim, përmendet në mënyrë të veçantë neni 67, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor që i lejon krerët e partive politike të kandidojnë në aq zona sa dëshirojnë. Kjo thuhet në Raport – bie ndesh me parimet e barazisë dhe ato të mosdiskriminimit. Në referenca përmenden: neni 26 i Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, neni 7 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Protokolli 12 i KE-së për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe lirive themelore, paragrafi 76 i Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së (faqja 6 e Raportit). Ndërsa në Rekomandimet “B” “Kuadri Ligjor” në pikën 2 theksohet: “Duke patur parasysh parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, duhet rishikuar dispozita e Kodit Zgjedhor që u jep, kryetarëve të Partive politike të drejta të veçanta kandidimi.” (Faqja 31 e Raportit).

Vlen të përmendet se Rekomandimi i mësipërm, u konsiderua i drejtë dhe u reflektua në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor të vitit 2012 ku në pikën 4 të nenit 67 thuhej: “Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumëemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për Këshillin e Bashkisë, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish”. Përjashtime nuk ka arsye të bëhen: Kryetari i Partisë apo i partisë udhëheqëse të koalicionit i regjistruar në listën shumëemërore ka të njëjtin status ligjor: atë të kandidatit si dhe kandidatët e tjerë.

Me Konsiderate,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading
Advertisement

TRENDING