Connect with us

Aktualitet

KRIIK-Mirefunksionimi i KQZ-se se Re domosdoshmeri.

KRIIK-DEKLARATE

Mirëfunksionimi i KQZ-së së re si domosdoshmëri,

jo vetëm për suksesin e përgatitjes së procesit të ardhshëm zgjedhor,

por edhe për jetësimin e aspiratës së marrëveshjes politike të 5 qershorit

 

 

Sot, me datë 13.10.2020, përfaqësues të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) zhvilluan një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të sapoemëruar, z. Ilirjan Celibashi.

Ky takim përgëzimi për detyrën e rëndësishme të marrë, shërbeu si një mundësi për të ndarë konsideratat dhe opinionet e KRIIK mbi përvojën e derisotme dhe situatën faktike të institucionit të KQZ-së, si dhe mbi disa nga ccështjet më prioritare lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor të ardhshëm.   Konsiderata dhe opinione që gjetën mirëkuptim të plotë të Komisionerit dhe që u pasuan me zotimin për përmirësimin e mëtejshëm të praktikës institucionale dhe të konsolidimit të KQZ-së si një institucion i pavarur e transparent.

 

Amendimet e fundit të Kodit Zgjedhor ri-modeluan trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një strukturë trilaterale. Trupë kjo që tashmë mbart peshën e rëndë për të vendosur një frymë të re të këtij institucioni, por që pritet të përballet me rrethana që do e vështirësojnë edhe më shumë këtë objektiv.

Ridimensionimi i institucionit të KQZ-së është hapi i parë në zbatim të frymës dhe gërmës së marrëveshjes politike të 5 Qershorit 2020. Atë të prevalimit të institucioneve të pavarura, me integritet e ligjzbatuese, përkundër modelit të dështuar të ndarjes së tyre mbi bazën e balancimit politik, në vuajtje prej sistemit të patronazhit politik të ndërtuar prej partive politike përgjatë gjithë kësaj periudhe të stërgjatë tranzicioni.

 

KRIIK solli në vëmendje të Komisionerit këtë perspektivë duke shprehur besimin e plotë se figura e kompletuar dhe me integritet të lartë profesional e tij, sikurse edhe përvojat e mëparshme në drejtim të këtij institucioni apo edhe angazhimet e tjera publike, përbëjnë një garanci më shumë për jetësimin e kësaj perspektive në institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Institucioni i KQZ-së nevojitet të fitojë sa më parë integritetin e munguar si dhe të reflektojë modelin më të mirë të institucioneve të pavarura, si një institucion ligjzbatues që gëzon besimin e qytetarëve dhe të publikut të gjerë.

 

Në këtë kuadër, KRIIK shprehu mbështetjen e tij të plotë si një aktor vendor me ekspertizë në ccështjet zgjedhore, si dhe me një eskperiencë të gjatë angazhimi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në mbështetje të forcimit të rolit, integritetit dhe funksionalitetit më të mirë të KQZ-së, në përmbushje të detyrave të ngarkuara nga tërë kuadri ligjor.

 

Ndryshimet e rëndësishme që pësoi kuadri ligjor, përbëjnë një sfidë jo të vogël në zbatim, ndërkohë që periudha zgjedhore ka nisur dhe data e zgjedhjeve është vetëm gjashtë muaj larg.

 

 

Përpos një game të gjerë rregullimesh, përgatitje dhe mbikqyrje të elementëve të procesit të ardhshëm zgjedhor, përballë KQZ-së paraqitet sfida e ndërmarrjes dhe realizimit për herë të parë e votimit të shtetasve me banim jashtë vendit, si dhe e procesit të verifikimit biometrik të zgjedhësve. E gjitha kjo në kontekstin social të një gjendje kritike për shëndetin publik dhe që mund të preket në vijimësi nga një agravim i mëtejshëm i situatës.

 

Në adresim të këtij konteksti, KRIIK, në vijimësi të qendrimeve të mëparshme publike, risolli në vëmendje të Komisionerit dhe morri zotimin e tij për domosdoshmërinë e një transparencë proaktive në vendimmarrjen e këtij institucioni, përtej parashikimeve ngushtësisht të kërkesave ligjore.

Gjithashtu, në këtë drejtim, përfaqësuesit e KRIIK parashtruan nevojën për ndërtimin e një procesi konsultativ të vazhdueshëm, për aq sa mund të bëhet e mundur, në vendimmarrjet e institucionit në aspektet rregullatore të procesit. Për më tepër, për shkak të mosgjetjes së dakordësisë së plotë politike për t’i kryer këto ndryshime legjislative, miratimi i nënakteve ligjore do të duhet balancojë atë unison dakordësie që nuk u arrit nga establishmenti politik.

Në këtë kuadër, nevojitet që të gjithë aktorët politikë ose jo, si dhe ata institucionalë të përfshirë të vazhdojnë të ofrojnë kontributet dhe opinionet e tyre, në mbështetje të procesit hartues të akteve rregullatore për procesin zgjedhor sipas planit të përgatitur dhe nevojave që paraqiten prej KQZ-së.

Në përfundim, në raport me nevojat imediate për procesin e ardhshëm zgjedhor, KRIIK ndau me Komisionerin shqetësimin e miratimit sa më të shpejtë të protokolleve anti Covid në tërë nivelet e administrimit zgjedhor, si dhe në ndjekjen me përparësi të ecurisë së hartimit të listave të zgjedhësve.

Lidhur me këtë të fundit, KRIIK paraqiti shqetësimin e bërë publik lidhur me mungesën e transparencës në procesin e hartimit të këtyre listave dhe nxiti Komisionerin dhe NënKomisioneren të emërojnë sa më parë auditët teknicienë për të mbikqyrur dhe bërë transparencë mbi këtë proces shumë të rëndësishëm, i cili afekton drejtëpërsëdrejtë besimin e qytetarëve në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING