Connect with us

Aktualitet

Përdorimi I maskës mbrojtëse; Qytetaret e Tiranës I thonë”Po”

Duke filluar nga dita e sotme, datë 15 Tetor, mbajtja e barrierave mbrojtëse (maskave) do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

PËRDORIMI KORREKT I BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS)
Kërkon që:
– Maska e fytyrës duhet të mbulojë plotësisht hundën, gojën dhe mjekrën.
– Është e rëndësishme të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose desinfektues duarsh me bazë alkooli përpara se të vendoset dhe hiqet maska.
– Maska nuk duhet të preket kur vendoset.
– Maska duhet të hiqet nga pas, duke shmangur prekjen e përparme të saj duke palosur qoshet e jashtme së bashku.
– Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes.
– Maska jo mjekësore prej tekstili, e ripërdorshme pasi hiqet duhet të lahet pas çdo përdorimi, duke përdorur larës të zakonshëm në 60° C.

MODIFIKIMET E PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE MASKËS
Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj:
a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

 

1. RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:
2.
a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).
b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

* Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.
Këto ishin rregullat e reja që kemi përcaktuar në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.
Ju rikujtojmë se mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në cdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
Kërkojmë edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *