Aktualitet
“A është vërtet shqipëria e varfër?”/ Turisti habitet nga makinat luksoze: O çuna, na lini ca lekë edhe neve
Një turist që po vizitonte Shqipërinë ka mbetur i habitur nga numri i madh i makinave luksoze që ka hasur në rrugë.
Teksa filmonte automjetet njëra pas tjetrës, ai nuk e fshehu habinë për kontrastin mes imazhit që kishte krijuar për vendin dhe realitetit që po shihte.
“A është vërtet Shqipëria një vend i varfër?”, pyet ai me ironi, ndërsa kamera kap disa makina të kategorisë premium.
Në fund, turisti e merr situatën me humor dhe u drejtohet shqiptarëve:
“O çuna, na lini ca lekë edhe neve!”
Videoja ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale dhe rikthen një kontrast që shpesh bie në sy edhe të vizitorëve të huaj: prania e makinave të shtrenjta në rrugët shqiptare, pavarësisht nivelit të të ardhurave të vendit.