Connect with us

Kronike

Aksident në aksin Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi 21-vjeçar, plagoset pasagjeri

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë ku ka ndërruar jetë një 21-vjeçar.

‘Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Lajmi ne perditesim

Kronike

37-vjeçari kërcënon me armë familjarët! I moshuari ngacmon seksualisht dy të mitur

Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin O. Ll., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, dhe i ka kanosur ata me një armë gjahu (me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
– D. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi E. Sh., duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike, së bashku me shtetasin E. K., (pasagjer në automjet), në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar me grushte me shtetasin B. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një mjet prerës thikë;
– A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 ndaluan shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– G. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
– M. A., 33 vjeç, banues në Hollandë, dhe O. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 11.05.2024, në një zonë të pyllëzuar në Krrabë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. Sh., 47 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Tiranë/ 47-vjeçari gjendet i varur në pyllin e Krrabës

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë, pasi është gjetur dyshohet i vetëvarur në një zonë të pyllëzuar në Krrabë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. Sh., 47 vjeç. Sipas bluve të kryeqytetit, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Mbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët në Lumin Buna, reagon Drejtori i Policisë së Shkodrës

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj u pyet nga gazetarët në lidhje me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma së bashku me tre fëmijët e mitur u mbyt në lumin Buna.

“Në këtë ngjarje kemi qenë shumë transparentë. Sa i takon të rejave le të lemë grupin hetimor që të vazhdojë hetimet”, tha Sulaj.

Continue Reading

Kronike

Sekuestrohen 65 kg kanabis në formë çokollate e fshehur në tunel, dy persona në kërkim

Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni.

Lënda narkotike është gjetur në një tunel në lagjen “Skënderbej” të qytetit. Gjatë operacionit brenda një automjeti tip furgon u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 31.5 kg kanabis në formë bohçeje.

Policia nuk ka konstatuar persona gjatë operacionit, por ka identifikuar dy persona, për të cilët vijon puna për arrestimin.

Continue Reading

Kronike

Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën paraditen e kësaj të shtune në Shëngjin teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Sipas Policisë, Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona që ishin duke punuar me 50-vjeçarin, për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, një tjetër punëtor humbi jetën në Shëngjin. 28-vjeçari Emiljano Frroku, që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat dhe humbi jetën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING