Aktualitet
Anatomia e një rrënimi të paralajmëruar
Nga Evarist Beqiri
Kur publikova analizën “Lidershipi i helmatisur i SHISH” më 6 maj 2024, kisha vetëm pak muaj që isha larguar nga Shërbimi pas një karriere prej më shumë se një dekade e gjysmë aty, nga të cilat 11 vite në nivele drejtuese.
Përpara se të merrja guximin të shkruaja ato radhë, unë kisha shteruar çdo detyrim institucional dhe ligjor. E kisha vënë në dijeni drejtpërdrejt lidershipin e SHISH, duke filluar nga vetë znj. Hyseni e para, për rreziqet e këtij degradimi. Vetëm kur paralajmërimet e mia u shpërfillën plotësisht, u gjenda para një dileme të fortë: nga njëra anë të heshtja për të mos dëmtuar institucionin ku kisha hyrë si një djalosh i ri, nga ana tjetër të thoja të vërtetën pa dëmtuar institucionin. Ajo analizë nuk u ushqye nga inati personal apo revanshi. U shkrua nga dhimbja e një njeriu që sheh se si rrezikohet shtëpia ku i shërbeu shtetit për 15 vite.
Sot, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet në “arrest shtëpie”, e akuzuar nga SPAK për dy vepra që godasin vetë zemrë
Pra, njeriu numër një i inteligjencës akuzohet se dekonspiron informacionin që është betuar të mbrojë dhe sfidon gjykatat të cilave duhet t’u bindet. Këtu nuk jemi thjesht para një kronike penale. Jemi para një kolapsi të sigurisë kombëtare dhe humbjes së besueshmërisë me partnerët tanë strategjikë
Kjo provon dramatikisht atë që theksuam vazhdimisht. Teknologjia dhe pushteti vlejnë zero pa institucione të forta dhe individë me integritet. Fuqia e pakontrolluar është rreziku ynë më i madh. E kam mbyllur atë shkrim me pyetjen retorike: Quo Vadis Shtet!? Kjo pyetje mbetet aktuale sot më shumë se kurrë.
Për të kuptuar disi anatominë e këtij rrënimi të paralajmëruar, ju ftoj që të rilexoni shkrimin tim të 6 majit 2024