Connect with us

Bota

Anglia në panik, boshatisen raftet me ujë në markete

Konsumatorët britanikë kanë nxituar drejt supermarketeve duke boshatisur raftet me ujë të pijshëm për shkak të emegjencës që shpalli vendi nga thatësira.

Ditën e djeshme, gjysma e Anglisë  shpall gjendjen e thatësirës për herë të parë që nga viti 2018.

Shërbimet e ujësjellësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë dushe të shpejta dhe të kursejnë ujin për të larë makinat. Në të njëjtën kohë, degët e rrjetit të supermarketeve Aldi në Londër njoftuan se klientët mund të blinin vetëm deri në pesë shishe ujë.

Deri më tani nuk janë vendosur kufizime për përdorimin e ujit, por përkeqësimi i situatës mund të çojë në masa të ashpra, siç është racionimi i ujit.

Bota

“Të ardhurat e aseteve ruse mund të dërgohen në Ukrainë”, Borrell: Konsensus të fortë brenda BE…

Kryediplomati i Bashikimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se ekziston një “konsensus i fortë” në BE për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Borrell foli me gazetarët pas një takimi me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hënën. Ai konfirmoi se të ardhurat nga asetet mund të dërgoheshin në Ukrainë.

“Unë nuk them se ka pasur unanimitet, por një konsensus të fortë për të marrë këtë vendim”, tha ai.

Më herët sot, Këshilli Evropian ra dakord të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën me 5 miliardë euro.

Nga ana tjetër Ukraina vazhdon të theksojë nevojën e saj për armë, municion dhe ndihmë, me Presidentin Zelenskyy që ia përsëriti këtë mesazh senatorit amerikan Lyndsey Graham të hënën.

Continue Reading

Bota

Përplaset autobusi me pasagjerë/ Raportohet për më shumë se 20 viktima

Njëmbëdhjetë njerëz me plagë të rënda u dërguan në spitalin e provincës Helmand.

Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 38 të tjerë u plagosën dje kur një autobus pasagjerësh u përplas me një çisternë naftë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.

Një motoçikletë ishte përplasur fillimisht me autobusin që shkonte drejt Kabul, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në motor.

Më pas autobusi jashtë kontrolli kaloi në drejtim të kundërt duke u përplasur me çisternën që shkonte drejt Herat, njoftonin autoritetet në rrjetet sociale.

Mjetet u përfshinë nga flakët pak pas përplasjes. Pamjet nga vendngjarja tregonin automjetet e djegura dhe metalin e përhapur në autostradë.

Dy personat në motoçikletë, tre persona në mjetin çisternë dhe 16 pasagjerë të autobusit humbën jetën në aksidentin tragjik.

Continue Reading

Bota

Bombardimet e Izraelit në Gaza/ OBSH thirrje për mbrojtjen e spitaleve: Po rrezikoni mjekët

Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah të Gazës jugore, Organizata Botëror e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.

Në një deklaratë të bërë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar që të ketë kujdes të madh për spitalin Al-Shifa në veri të Gazës ku po rrezikohet jeta e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

“Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, i cili po rrezikon punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe civilët.”– shkruan në rrjetin social “X, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus .

“Spitali vetëm kohët e fundit ka rikthyer shërbimet minimale shëndetësore. Çdo armiqësi apo militarizimi i objektit vë në rrezik shërbimet shëndetësore, aksesin në autoambulanca dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese”, shtoi numri një i OBSH-së, i cili më pas përfundoi: “Spitalet duhet të të jenë të mbrojtur. Pushoni zjarrin!”.

Më herët ushtria izraelite dhe Shin Bet njoftuan se në operacionin në kompleksin spitalor Shifa në qytetin e Gazës u vra Faiq Mabhuoch , kreu i operacioneve të sigurisë së brendshme të Hamasit.

Continue Reading

Bota

Skandal në armatën belge/ Ushtarë të batalionit të lidhur me mafian shqiptare në trafikun e drogës dhe armëve

Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene. Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armaten belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch.

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe « bosi » i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.

Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuws dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch, duke ju referuar mediave belge.

Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuws flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.

Continue Reading

Bota

Imazhe të rralla të ‘varrezës’ së luftanijeve të Luftës I Botërore në brigjet e Turqisë

Foto të pazakontë të një koleksioni rrënojash me luftanije të ndryshkura në ujërat e Turqisë janë eksploruar nga zhytes të guximshëm mes të cilave dhe anija gjigante britanike e luftës HMS Majestic e shkatërruar në një betejë të Luftës së Parë Botërore.

Parku i famshëm nënujor i Gallipoli mbledh shumë entuziastë historie dhe misteresh për pamjet madhështore të mjeteve të varrosura të luftës, në formën e një muzeumi të një lloji unik.

Vendndodhja e tij pranë portit e rezortit turk të Canakkale, shton interesin për rreth 12 rrënojat e luftanijeve të mbetura mes koraleve bregdetare, te të cilat mund të shkohet nga disa pika të ndryshme zhytjeje

Vizitorët e impjantit kthehen 106 vjet prapa në kohë duke eksploruar koleksionin e paprekur të luftanijeve historike.

Luftanija britanike HMS Majestic ishte dislokuar aty për betejën barbare të Gallipoli – ku më shumë se 13,000 njerëz humbën jetën, shkruan e përditshmja Daily Mail.

Mjeti britanik u fundos nga një nëndetëse gjermane që e goditi me silurë pranë kepit Helles, duke shkaktuar vdekjen e 49 anëtarëve të saj të ekuipazhit.

Impjanti është hapur për publikun në 2021, dhe është një nga fushëbetejat e vjetra të ruajtura më mirë dhe i përfshirë në trashëgiminë kulturore botërore.

Në të shihen skeletet e anijeve dikur të fuqishme, tashmë të mbetura vetëm në shufra hekuri e metali të ndryshkur.

Eksploruesit hasin aty koleksione të ndryshme peshqish e specie ujore që i kanë kthyer rrënojat në habitatin e tyre.

Zyrtarët turkë thonë se kanë krijuar impjantin e zhytjes në një destinacion për zhytësit që duan të lidhen me të shkuarën i hidhur ashtu dhe të tashmen e rrjedhur prej saj./DailyMail/

Vizitorët e impjantit kthehen 106 vjet prapa në kohë duke eksploruar koleksionin e paprekur
Continue Reading
Advertisement

TRENDING