Sport
“Armëpushimi” i FSHF-së me qeverinë, ja prapaskenat për… Kategorinë Superiore

Nisjen e kampionateve të njoftuara më sipër, FSHF e ka shitur si një normalitet. Sikur deri më tani nuk ka ndodhur asgjë dhe pikërisht në këtë moment është koha e duhur për t’i dhënë start futbollit.
Mirëpo, fakti që po nis futbolli në të gjitha kategoritë me përjashtim të Superiores, është gjithashtu edhe një sinjal në raportin me qeverinë aktuale me të cilën ka qenë në distancë dhe në kërkim të plotësimit të disa kërkesave për ndryshime të paketës ligjore.
Po cilat janë prapaskenat? Vendimi i marrë dje nga institucioni i futbollit në vend është një hap i parë dhe një sinjal drejtuar qeverisë, që nënkupton një armëpushim dhe lëshim dukshëm nga qëndrimet drastike për bojkot. Tanimë, FSHF iu drejtua qartazi qeverisë duke i bërë me dije se mirëpret që premtimet e bëra deri më tani në nivele të ndryshme, qoftë edhe ato më të larta të dy institucioneve, të vihen në zbatim.
Thënë shqip, FSHF-ja thotë: “Ne e bëmë tonë. Bojkotin e ndërpremë dhe tani hapi tjetër duhet të jetë plotësimi i kërkesave”. Së dyti, nuk duhet harruar si erdhëm deri në këtë pikë? Pas vendimit drastik për bojkot, dhe një lufte mediatike me deklarata dhe qëndrime mes FSHF-së dhe Ligës nga një anë dhe qeverisë me deputetë të caktuar dhe ministri të caktuara nga ana tjetër, u bënë disa takime.
Liga, në nivel specialistësh, diskutoi dhe u përball me Ministrinë e Financave. Së fundmi, këto takime prodhuan edhe disa variante të dërguar në tryezën e kryeministrit për miratim prej tij, i cili së fundmi ka dhënë premtimin për t’i realizuar kërkesat.
OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

Sport
Cristiano Ronaldo do të luajë në Champions League

Sipas “Corriere dello Sport”, disa ditë më parë Cristiano Ronaldo iu ofrua nga Jorge Medes Interit.
Portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të luajë në Champions League. Interi e ka refuzuar menjëherë portugezin me dashamirësi sulmuesin portugez pasi nuk përshtatet në projekt dhe gjithashtu për arsyet ekonomike.
Paga prej 24 milionë eurosh që merr Cristiano është tepër e lartë.
Sport
Barcelona zhgënjen, blerjet e reja nuk bëjnë punë

Barcelona ka zhgënjyer në shtëpi. Ekipi i Xavit nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Rayo Valleciano.
Në këtë ndeshje debutuan edhe blerjet e reja si Lewandowski, apo Raphina të cilët nuk rezultuan vendimiar për ekipin.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Barcelona luan në transfertë ndaj Real Sociedad.
Sport
Kukësi firmos me sulmuesin e Holandës

Kukësi ka gati një tjetër zyrtarizim. Verilindorët kanë mbyllur transferimin e sulmuesit të djathtë, Edwin Gyasi, sikurse shkruan Panorama Sport.
Gyasi, holandez 31 vjeç, së fundmi ka luajtur në Izrael me skuadrën e Beitar Jerusalem, ndërsa më parë kishte luajtur në ligën e dytë turke me Boluspor dhe Samsunspor.
Anësori i djathtë e ka nisur karrierën në Holandë, duke luajtur në elitë me skuadra si Telstar, Twente, Heracles, Roda, De Graafschap.
Gyasi është aktivizuar edhe në Norvegji me Aalesund dhe me Dallas në SHBA.
Sport
Juventus njofton transferimin e Filip Kostic

Me një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e tij zyrtare, Juventus ka bërë të ditur shifrat e transferimit të Filip Kostic, i cili mbërriti nga Frankfurt në mënyrë përfundimtare.
“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Frankfurt për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Filip Kostic kundrejt një shume prej 12 milionë euro, e cila do të paguhet në 3 këste, përveç tarifave ndihmëse, duke përfshirë kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s, deri në maksimumin 1,5 milionë euro.
Gjithashtu, parashikohen vlera deri në maksimumin 3 milionë euro. Juventus ka nënshkruar një kontratë për performancën sportive me lojtarin deri më 30 qeershor 2026”
Sport
Tifozi i Real Madrid ka një mesazh për Mbappe

Tifozët e Real Madridit nuk e kanë harruar dhe nuk kanë kapërcyer vendimin e Kylian Mbappe për t’i refuzuar ata në favor të qëndrimit në Paris Saint-Germain këtë verë.
Të mërkurën, disa tifozë madje kishin me vete një fanellë speciale për të tallur francezët dhe për të festuar triumfin e fundit të “Los Blancos” në Champions League.
Një tifoz në mërkurën, i veshur me një fanellë të Real Madridit, kishte një fanellë të personalizuar të PSG -së për të mbajtur lart.
Emri i Mbappes ishte i stampuar, por poshtë tij ishte nr.0 dhe më pas poshtë numrit shkruante ‘Champions Leagues’.
Mesazhi i tifozit për Mbappe ishte i qartë.
Duhet mbajtur mend se “Los Blancos” eliminuan Mbappe dhe PSG në rrugë për të fituar Ligën e tyre të 14-të të Kampionëve të sezonit të kaluar. Asnjë klub nuk ka kaq shumë.
-
Kosova22 hours ago
Rrëmbehet dhe dhunohet 18-vjeçarja në Mitrovicë
-
Pinknews23 hours ago
Noizy i bën të ‘papriturën’ Yllit dhe Loredanës
-
Aktualitet21 hours ago
800 kg kokainë, Spanja dënon bandën kriminale
-
Pinknews24 hours ago
Rita Ora bashkëpunim me këtë këngëtare shqiptare
-
Kronike21 hours ago
Aksident tragjik në Itali, vdesin 4 të rinj
-
Pinknews20 hours ago
Zbulohen artistët që do performojnë në Sunny Hill
-
Lifestyle16 hours ago
Këto janë shenjat më jetëgjata të Horoskopit
-
Pinknews15 hours ago
Arta Nitaj merr vëmendjen e ndjekësve