Politike
Balla fton opozitën për bashkëpunim: Mos humbisni më kohë me humbje…
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ftuar opozitën të bashkëpunoj për çështje me rëndësi dhe mos të humbas kohë me revolucione apo me shtrimin e tapetit të humbjes së radhës. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se depolitizimi i administratës duhet të përfundojë dhe është e nevojshme që rezultatet e zgjedhjeve të shpallen sa më shpejt.
Balla tha se zgjedhjet vendore të 2027 do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale, ndërsa shtoi se fokusi kryesor mbetet integrimi në BE. Ai tha se nga e hëna, 19 janar, deri në të enjten e fundit të vitit 2026, duhet të fillojë dhe të përfundojë miratimi i ligjit organik për funksionimin e plotë të Kuvendit.
“Opozita të mos humbë kohë me revolucione apo me shtrimin e tapetit të humbjes së radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për çështje më të rëndësishme. Në një nga të dielat më 15 prill dhe 15 maj, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet vendore. Presidenti do të dekretojë edhe datën e zgjedhjeve vendore në 2027. Deri në të enjten e fundit të korrikut, duhet të kemi finalizuar komisionin e reformës zgjedhore. Depolitizimi i administratës duhet të përfundojë, dhe është e nevojshme që rezultatet e zgjedhjeve të shpallen sa më shpejt.
Ambicja jonë përfshin një reformë thelbësore, që parashikon edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve në 121 në Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet vendore të 2027 do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale. Fokus kryesor mbetet integrimi në BE, dhe komisioni duhet të punojë me intensitet. Dua të bëj të qartë se formula e bashkë-drejtimit të komisionit dhe komisionit të posaçëm është miratuar me dakordësi, dhe nuk do të presim as një minutë për të ecur përpara me këto reforma.
Nga e hëna, 19 janar, deri në të enjten e fundit të vitit 2026, duhet të fillojë dhe të përfundojë miratimi i ligjit organik për funksionimin e plotë të Kuvendit. Nuk dua ofiqe për deputetët, por statuse për të kryer punën siç u ka hije. Kuvendi dhe komisionet e përhershme duhet të jenë instrument për qytetarët, për të kuptuar të vërtetat”, tha ai./