Pinknews
Bashkë edhe në film, Bora dhe Donaldi projekt së shpejti për dashurinë e tyre…Aktori zbulon detajet
Çifti i shumëpërfolur, Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të sjellin një film që flet për historinë e tyre të dashurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Donaldi në emisionin e tij. Filmi do të ketë disa seri dhe në fokus do të jenë ata të dy.
Donaldi: Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë (qesh)…
Romeo: Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?
Donaldi: Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.
Pinknews
“Mua më fut bananen aty…”/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Mos m`u afro mua te këllqet
Aktorja Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në “BBV”, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores.
Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga konkurrentja ngacmim seksual .
“Është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon” – i tha Ega, megjithëse sipas Meritonit veprimi nuk ishte tendencioz.
“Debil mos ma afro mua te kellqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah” – vazhdoi aktorja e acaruar me moderatorin, ndërsa tha që do të ndalojë së thënuri që nënës së tij i vjen marre që djali i saj bën këto veprime vetëm nëse ai ndalon së ngacmuari seksualisht.
Pjesë nga debati:
Meritoni: A do banane?
Egla: Faleminderit po e hëngra
Meritoni ia afron bananen aktores te divani
Egla: Mos ma afro mua në mënyrë tendencioze
Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane
Egla: Jo zemra është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon duke më afruar bananen e zhveshur këtu.
Meritoni: Normal
Egla: Ik more haje atë banane. Debil mos ma afro mua te këllqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah. Të zënt syrin, është ushqim po të them.
Pinknews
Nata e parë e Eurovizion: Ja kush janë dhjetë vendet që vazhdojnë garën për finalen e madhe
Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.
Nata e parë “Eurovision Song” që mbahet në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.
Mbrëmja e sotme shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.
E shtuna do të shënojë finalen e madhe më 11 maj prej nga do të dalë fituesi i festivalit evropian të këngës. Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.
Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Pinknews
Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?
Pas zgjedhjes së finalistit të parë shtëpia nuk është më e njëjta. Debatet mes banorëve këtë javë kanë qenë të shumta. Ama prime i sotëm premton shumë surpriza për shikuesit dhe për banorët. Një disa javësh një Kuti Pandore do të hapet nga njëri prej banorëve. Cili do të jetë ai? Çfarë vendimi do të marrë?
Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.
Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.
Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.
Pinknews
‘Ta kam përcjellë të dashurën’/ Egla i ngul ‘thikën’ në plagë Meritonit
Një debat mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit ka ndodhur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Borther Vip.
Meritoni e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë jashtë, por Egla i përgjigjet duke i thënë ‘deri tani të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty.’
Debati:
Egla: Jeni ndyraveca fare
Meritoni: Ka qenë një gazetare dhe ka shkuar për të kërkuar Hasanin. A e di këtë barsoletë apo të ta tregoj
Egla: Hahaha, zëre se e dëgjova. Ik vazhdo
Meritoni:Ta kisha treguar unë barsoletën e Hasanit, por…
Egla: Po ik o grisu, o ti ça e ke emrin, o Meriton
Meritoni: Palaço
Egla: Ik ore grisu, budalla, ik ore se je i fikur te unë. S’e ke marrë vesh akoma.
Meritoni: Ti nuk ekziston për mua
Egla: Po pra, ca do që flet o burrë. O zemra ik
Meriton: O top sheqerja
Egla: O të kripsha trutë, vazhdo punë
Meriton: Ik
Egla: Unë nuk do iki, do rri këtu
Meriton: Do të përcjell
Egla: Ti nga ata që përcjell je. Me atë surrat që ke. Ke nja dy muaj që ma ke bërë gati limuzinën.
Meriton: Gati e ke
Egla: Deri tani të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty
Meriton: Aaaa. Ti e pranove grackën më në fund
Egla; E dashura jote është grackë. Do të nxjerr dhe ty sic nxorra të dashurën tënde
Meriton: Faleminderit që e pranove grackën tënde me viktimizimin që ke bërë
Egla: E pranova, hajde grisu tani
Pinknews
“Mbylle se nuk ke tru ti”/ Pas Erjolës, Egla ‘shënjestron’ Gracianon
Egla ka qenë në qendër të debateve me banorët ditët e sotme. Pas përplasjes me ofendime me Erjolën, e njëjta situatë është parë edhe me Gracianon. Teksa po qëndronin në oborr, dy banorët janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa nuk i kanë kursyer aspak ofendimet. Debati ka vijuar në prani të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ndërhyrë.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Ti je dritë dielli, ti je me të ngrënë syrin, ta kam thënë.
Egla: Ma hangsh syrin.
Graciano: Do ta ha, por po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla).
Egla: Tani mbylle.
Graciano: Kujdes se po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla). Pse je kështu moj Egla? Tu prish magjia moj zemër dhe më vjen shumë inat se unë vdes për ty, aq e mirë je.
Egla: Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë.
Graciano: Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë.
Egla: Qetësohu zemra.
Graciano: Unë i qetë jam, nuk jam Erjola që del nga vetja në sekonda.
Egla: Erjolën e kam merak se mi dalin hemorroidet.
Erjola: Graciano mos më zër në gojë te ajo.
-
Pinknews24 hours ago
Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Luiz Ejlli reagon pas ngjarjes së rëndë
-
Pinknews20 hours ago
Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?
-
Aktualitet24 hours ago
‘Motra u tërbua kur pa videon e të dashurës 18-vjeçare’/ Trondit vëllai i Alma Arrazit
-
Pinknews20 hours ago
‘Ta kam përcjellë të dashurën’/ Egla i ngul ‘thikën’ në plagë Meritonit
-
Kosova4 hours ago
ZBULOHET plani për Kosovën dhe Serbinë, ndahen territoret
-
Aktualitet21 hours ago
Aksion policor/ Zbulohen një “shtëpi bari” dhe pajisje për prodhim kriptovalutash, shoqërohen 4 persona
-
Kronike3 hours ago
Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve
-
Aktualitet22 hours ago
Turistja gjermane humb jetën në Vlorë, ja çfarë dyshohet