Connect with us

Politike

Beqaj sfidon SPAK: Nuk kam vjedhur asnjë qindarkë, pushoni çështjen

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit gjykues në GJKKO ka deklaruar se “nuk ka vjedhur”.

Ai ka vijuar paraqitjen e kërkesave paraprake, duke kërkuar pavlefshmëri të të gjitha provave digjitale, maile dhe komunikime.

“Kam dyshim tek laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tre herë avokati im ka pyetur a është laboratori  i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje. Në ekspertimet që përdor SPAK, përdoren disa software që nuk vlejnë më. Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë “aneksi 5”, pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë”, tha Beqaj.

Beqaj: Tek drafti i Kodit të ri penal ka përkufizim vjedhja. Neni i kodit penal në komunizëm nuk ka përkufizim. Të tillë kanë vijuar edhe pas. Përkufizimi më i mirë është në kodin e kohës së Zogut. Në 18 kode penale të vendeve të huaja, që ju kam sjellë, e kanë një përkufizim të vjedhjes. Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar. Kërkoj pushimin e çështjes penale. Unë nuk kam vjedhur. As ilir Rrapaj nuk ka vjedhur.

Kam bërë kërkesa të vazhdueshme. Unë marr përsipër kusuret e mia, por që ajo kontratatw u shtrenjtua nuk pranoj ta marr përsipër. Unë jam akuzuar që nuk i jam përgjigjur një informacioni që më ka sjellë drejtoresha e QSUT e kohës, ndërkohë i them Akuzës ‘administro kërkesën që më ka sjellë QSUT’.

Përgjigjja: Veprimet e kërkuara nga ana juaj nuk janë pjesë e këtij hetimi

Beqaj: Jo mor jo aty nis akuza, këta thonë aty nis mendimi im kriminal sipas SPAK.

Advertisement