Politike
Berisha: Meta është opozitar i vërtetë, Rama hajdut
Vetëm pak minuta pasi Ilir Meta, tha se do të bashkëpunonte ngushtë me Sali Berishën, ky i fundit ka lëshuar deklarata pozitive ndaj ish-presidentit.
Sipas Berishës, Ilir Meta është një opozitar i vërtetë dhe do të bashkëpunojë me të. Deri më tani sipas Berishës nuk janë ulur në tavolinë me Ilir Metën, por do të bashkërendojnë në çdo veprim.
“Nuk jemi ulur për aksionin opozitar. Por Ilir Meta është opozitar i vërtetë. SPAK është bërë SKAP. Do të bashkërendojmë çdo veprim me Metën dhe partinë e tij. Ne i kemi të hapura gjërat ne jua themi qytetarëve. Nëse nuk bëjmë përgjegjës Ramën për vjedhjen e tij e di ç’bën apo jo, e verbuan thesarin, para dy ditësh e ka liruar…I dilnin pagesat që ka bërë tek Gugalja dhe Zoto. Je armik i shqiptarëve për votën e lirë , hajdut i tmerrshëm dhe tek djegësat je kapur.” tha Berisha.